EmailFacebookKontakt

Një fije shkrepëse

Një kapiten tregon: Lundronim në Atlantik kur në mes të territ dhe stuhisë së rrëmbyeshme na u thye helika dhe ishim të rrethuar nga shumë rreziqe. Nga larg dalluam dritat e një anijeje tjetër. Gjetëm një fener, por nuk kishim me se ta ndiznim që t’u jipnim shenjë të na dallonin. Pas kërkimesh të ankthshme u gjet krejt rastësisht një fije shkrepëse. Kurrë ndonjëherë në jetën time nuk kisha ndjerë kaq shumë ankth dhe përgjegjësi sa në atë çast që mbaja në dorë atë fije të thjeshtë shkrepëse. Po sikur kjo fije shkrepëse do të fikej nga era e stuhishme që ulërinte rreth nesh? Varri i dallgëve të tërbuara ishte shumë pranë. Ashtu edhe jeta jonë është një dhe e papërsëritshme; mjerë ne nëse e jetojmë në kotësi dhe fiket para se të arrijë të ndezë dritën e përjetësisë.