Në Indi ka një legjendë edukuese që flet për njerëzit të cilët i kërkojnë Perëndisë gjëra absurde. Dikush pyeti një asket: “Sa janë për Perëndinë 1000 vjet?” Asketi iu përgjigj: “Sa 1 minutë e orës”. Dhe njeriu e pyeti përsëri “Sa është për Perëndinë një mal me thesar?” “Sa një grosh” – iu përgjigj asketi. Atëhere lutju Perëndisë të më japë një grosh i tha njeriu asketit. Asketi u lut dhe pastaj iu përgjigj atij njeriu dinak: “Perëndia më tha të presësh një minutë”.