Nuk e kupton se si Iisunë, Zotin e kudondodhur mund ta nxërë Potiri i Shenjtë i Kungimit Hyjnor? Krahaso dy vezë, nga të cilat njërën e ka ngrohur klloçka për tre javë dhe tjetra gjendej në një vend të freskët. Nga ana e jashtme nuk ka asnjë ndryshim. Dhe megjithatë, njëra prej tyre ajo që ishte në vend të freskët është diçka pa shpirt. Tjetra veçse ka brenda saj një qënie të gjallë. Në mënyrë të ngjashme ndodh edhe në këtë rast. Brenda Potirit të Shenjtë në të cilin veproi hiri i Shpirtit të Shenjtë, ekziston Jeta.