Një njeri që nuk besonte i thoshte dikur Shën Agustinit: Porositë e Fesë janë një barrë që kufizon lirinë njerëzore. Në të vërtetë i lirë është vetëm ai që bën atë që dëshiron vet.
Dhe Agustini iu përgjigj me këtë figurë të bukur:
– Krahët e dallëndyshes janë një ngarkesë shtesë në trupin e saj. Por është pikërisht në saj të kësaj ngarkese shtesë që trupi i dallëndyshes nuk qëndron poshtë në dhe por fluturon qiejve. E njëjta gjë ndodh edhe me njeriun. Porositë e Perëndisë duken të rënda. Por vetëm në saj të tyre njeriu lartësohet nga balta dhe robëria e mëkatit në qiejt e lumturisë dhe lirisë hyjnore.