EmailFacebookKontakt

Mësime të Përendinjeriut, Zotit tonë Iisu Krisht

“Ju keni dëgjuar se u qe thënë të vjetërve: “Mos vrit”, dhe “Cilido që të vrasë, do të jetë fajtor para gjyqit”.

“Por unë po ju them: Cilido që do të zemërohet kundër vëllait të tij pa shkak, do të jetë fajtor para gjyqit; dhe ai që do t’i thotë vëllait të tij “raka”, do të jetë fajtor para Sinedrit; dhe ai që do t’i thotë “i marrë”, do të dënohet në gjehenën e zjarrit”.

“Pra në qoftë se ti je duke blatuar dhuratën tënde në altar, dhe aty të kujtohet se vëllai yt ka diçka kundër teje, lëre aty para altarit dhuratën tënde, dhe shko më parë të pajtohesh me vëllain tënd; dhe pastaj eja të japësh dhuratën tënde”.

“Pajtohu shpejt me kundërshtarin tënd, ndërsa je ende në rrugë me të; se mos kundërshtari yt të dorëzon te gjyqtari, dhe gjyqtari në dorë të rojeve, dhe të burgosin. Unë po të them me të vërtetë se prej atje nuk do të dalësh, deri sa të mos kesh paguar qindarkën e fundit”.

Matth. 5: 21-26