EmailFacebookKontakt

Libri i Perëndisë

Një fëmijë i vogël gjeti të flakur një libër të Shkrimit të Shenjtë dhe filloi ta shfletojë me kuriozitet. Kur pa të ëmën e vet e pyeti: nënë ky është libri i Perëndisë së mirë?

– Po, biri im, – iu përgjigj ajo. Atëhere i vogli i thotë:

– Faqet e tij janë të pluhurosura dhe do të shkojë dëm.

A nuk ia kthejmë Perëndisë së mirë, se mos ndoshta do t’ia dërgojë ndonjë tjetri, që do ta lexojë?