Botuesit “ILLYRIA”-s, Gazetë Shqiptaro-Amerikane, Bronx, New York.
1 Nëntor, 1995
I dashur botues,
Në numrin e gazetës suaj të 12 tetorit 1995, njoftohej se dy “priftërinj” shqiptarë (Nikolla Marku dhe Theofan Koja), po veprojnë si klerikë Orthodhoksë në Kishën e “Shën Marisë” në qytetin shqiptar të Elbasanit. Eshtë njoftuar gjithashtu se këta dy priftërinj nuk janë nën juridiksionin e Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit të Tiranës Anastas dhe për më tepër, deklarojnë se mbështeten nga Arqidioqeza Shqiptare e Kishës Orthodhokse në Amerikë.
Po ju shkruaj, që t’ju informoj se Arqidioqeza Shqiptare e Kishës Orthodhokse në Amerikë nuk mbështet dhe as ka ndonjë lidhje ose dijeni për këta dy persona. Ata mund të kenë qenë mbështetur nga individë, po jo nga Kisha. Këta dy persona nuk kanë status kanonik në Arqidioqezën Shqiptare ose në ndonjë pjesë tjetër të Kishës Orthodhokse në Amerikë, Kryepiskop drejtues i së cilës jam unë.
Juaji sinqerisht,
+ THEODHOSI
Kryepiskop i Washingtonit
Administrator i Arqidioqezës Shqiptare, Mitropolit i gjithë Amerikës dhe Kanadasë