Një nga objektet e shenjta më të nderuara të Rusisë, ikona e Zonjës sonë Mari e Vladimirit, u bë fokusi i kremtimeve të rëndësishme kombëtare gjatë muajit shtator duke sjellë së bashku udhëheqjen e Kishës Orthodhokse Ruse dhe të shtetit, si edhe historianë, teologë dhe mijëra besimtarë.
Nderimi i Virgjëreshës së Tërëshenjtë Mari është pjesë e rëndësishme e jetës fetare të të Krishterëve Orthodhoksë. Sidoqoftë, në Rusinë post komuniste merr një rol edhe më të madh në jetën e vendit.
Historianët e artit ia atribojnë ikonën e Zonjës sonë Mari të Vladimirit Bizantit të shekullit të XII.
Festimet e javës së parë të shtatorit nderuan përvjetorin e 600 të që nga koha kur ikona u soll në Moskë nga invazioni i Tamburlenit i cili ishte gati t’i vërsulej qytetit më 1395, por papritur u tërhoq, pavarësisht nga superioriteti i forcave të tij. Carët dhe episkopët e Rusisë e festonin “këtë fitore shpirtërore” me procesion të ikonës nga Katedralja e Fjetjes së Tërëshenjtës Mari në Kremlin deri në vendin ku u vendos ikona kohën e ardhjes së saj në Moskë në 1395, aty ku ndodhet sot manastiri i Sretenskit. Kjo traditë, e harruar që nga Revolucioni Rus në 1917, u ngjall, me ardhjen e ikonës në një mbajtëse të posaçme prej qelqi, kundër plumb dhe me temperaturë të kontrolluar nga Galeria Tretryakov, muzeu kryesor i artit rus në të cilin mbahej që nga 1930, pastaj në katedralen e Fjetjes së Hyjlindëses dhe në fund në manastir.
Patriku Aleksej II, udhëheqësi i Kishës Orthodhokse Ruse, i priu Agripnisë në Kremlin në prani të presidentit rus Boris Yeltsin dhe të zyrtarëve të tjerë. Pas shërbesës Patriku Aleksej udhëhoqi një procesion – kësaj rradhe me një kopje të ikonës – përmes Sheshit të Kuq për në manastir.
Presidenti rus Jelcin ishte shumë i prekur nga Ceremonitë. I pyetur gjatë një Konference Shtypi se çfarë mendonte për Perëndinë u përgjigj: “Për gjysëm dite dje, nuk mendoja për gjë tjetër përveç Perëndisë”.
Marrë nga ENI