Muaji tetor shënon dy përvjetorë të rëndësishëm për Kishën Orthodhokse të Rumanisë. Plotësohen 110 vjet nga koha kur u bë autoqefale dhe 70 vjet që kur u ngrit në rang Patrikane.
Për festimin e tyre, Patrikana e Rumanisë do të organizojë një sërë aktivitetesh festive. Në to janë ftuar të marrin pjesë të gjithë kryetarët e Kishave Orthodhokse.
Festimet do të fillojnë më 27 tetor me Liturgji Hyjnore dhe ditën tjetër do të vazhdojnë me një takim solemn. Pas festimeve në Bukuresht, udhëheqësit orthodhoksë janë ftuar të vizitojnë mitropoli të ndryshme të Kishës së Rumanisë për të njohur nga afër jetën dhe aktivitetin misionar të kësaj Kishe.