EmailFacebookKontakt

Asamble episkopale e Kishës Orthodhokse

Kisha Orthodhokse në Ukrahinë, që ndodhet në juridiksionin e Patriarkatit të Moskës, me autonomi të gjerë, deklarohet e gatshme për të hyrë në dialog për kapërcimin e ndarjeve që kalojnë orthodhoksinë në Ukrahinë. Ky ishte përfundimi kryesor i asamblesë episkopale që u mbajt nën drejtimin e Mitropolitit Vladimir të Kievit.

Episkopët ukrahinas deklaruan se filli i një dialogu të tillë kalon përmes aplikimit të Kanuneve të Kishës, jashtë çdo interference nga autoritetet politike.