EmailFacebookKontakt

Konferencë e Studimeve patristike

Në datat 21-26 gusht 1995, u mbajt në Universitetin e Oxfordit Konferenca e 12-të Ndërkombëtare e Studimeve patristike. Në të morrën pjesë shumë specialistë orthodhoksë, që sollën kontributin e tyre në punimet e Konferencës. Ndër ta mund të përmendim Episkopi Kallistos (universiteti i Oxfordit), Verua Harrison (Universiteti i Berkeley), At Hilarion Alfeev (Akademia e teologjisë së Moskës) etj.

Konferenca e parë ndërkombëtare e studimeve patristike është mbajtur më 1951 në Londër me iniciativën e profesor F.L. Cross.

Një dëshirë për paqe ndërmjet popujve si dhe dëshira e kishave, mbretëronte në shpirtin dhe zemrën e atyre që organizuan atë takim, pak kohë pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

Por ardhja e specialistëve nga bota mbarë, edhe këtë vit, dëshmon për vitalitetin dhe rëndësinë e mendimit të Etërve në jetën e kishave sot në botë.