EmailFacebookKontakt

Jorgo Amastridi

Qe bir prej prindërve të pasur dhe shpresëtarë Theodhosit dhe Megethos. U lind rreth vitit 760 jashtë qytetit të Amastridës, që ndodhej në brigjet perëndimore të Azisë së Vogël në Detin e Zi. Prindërit e tij, të moshuar dhe pa fëmijë, kreshmonin dhe luteshin për t’u bërë me fëmijë, derisa dëgjuan një zë hyjnor që u njoftonte shtatzaninë, emrin dhe funksionin arkihieratik.

Pasi u edukua, ai i braktisi dhe u bë murg në malin Siriki aty afër, prej jerondit të tij që qe eremit dhe jetonte në shpellë. Pas vdekjes së këtij, Jorgo hyri në një manastir. Ushtrimi i tij i dha famë, sa që kur vdiq kryeprifti Amastridi (787) u zgjodh prej besimtarëve si kryebariu i tyre. Ky nuk e pranoi, kështu që e çuan me dhunë në Konstandinopojë. Patriku, shën Tarasi (25 shkurt) e miratoi zgjedhjen, por Perandori Kostandini 6 (780-794) kishte kandidat tjetër. Mosmarrëveshjen e zgjidhi sinodi, i cili i shqyrtoi që të dy dhe njëzëri preferoi Jorgon, që dhe u dorëzua peshkop nga Patriku, pasi mori të gjitha dorëzimet. (Vijon në fq. 13)