EmailFacebookKontakt

Nektar shpirtëror

Pendimi i shenjtë

Një murg u rrëfye te Avva Sisoi:
– Rashë at. Çfarë të bëj tani? –
– Ngrihu, i tha me thjeshtësinë e tij karakteristike jerondi i shenjtë.
– U ngrita, ava, por rashë përsëri në mëkatin e mallkuar, pohoi murgu me trishtim.
– Dhe çfarë të pengon të ngrihesh përsëri?
– Por deri kur? – pyeti murgu.
– Deri sa të të gjejë vdekja, ose në rënie ose në ngritje.
– A nuk është shkruar “aty ku do të të gjej, aty do të të gjykoj”? – shpjegoi Jerondi. Vetëm lutju Perëndisë që në çastin tënd të fundit të gjendesh i ngritur nëpërmjet pendimit të shenjtë.

Kurora që nuk vyshket

Një murg mundohej për nëntë vjet të plota nga një mendim i lig. Qante përditë dhe duke qortuar veten thoshte:
– Unë jam shkaktari për të. Do të humbas shpirtin tim. Përpiqej shumë. Por më kot. Ishte e pamundur ta hiqte qafe. Në fund u mposht edhe qëndresa e tij. Ra në dëshpërim.
– E humba shpirtin tim, mendoi. Përse të qëndroj më kot në shkretëtirë? Përse të mos kthehem përsëri në botë?
– Mori kështu rrugën për në qytet. Por, duke ecur me zemër të rëndë dëgjoi prapa tij një zë t’i thoshte:
– Fatkeq, kështu e shkel me këmbë kurorën që nuk vyshket, të cilën për 9 vjet e thurrje me durimin tënd. Kthehu që ta përfundosh.
– Balsam ngushëllimi u derdh në zemrën e trishtuar të murgut. Me hap të sigurtë mori rrugën e kthimit në shkretëtirë, por edhe Perëndia i tërëmirë ia hoqi mendimin e lig.

Marrë nga libri “Jerondikon”

Fjalë të arta

Oshënar Pimena:
^ “Ligësinë nuk e mund dot me ligësi. Nëse vëllai yt të bëri ndonjë të keqe, ti përpiqu t’ia kthesh me të mirë. Vetëm mirësia e mund ligësinë”.

Ava Jakovi:
^ “Pishtari i ndezur shpërndan errësirën. Frika e Perëndisë shpërndan errësirën e zemrës njerëzore dhe i mëson asaj porositë hyjnore”.

Ava Iperehi:
^ “Nëse brenda zemrës digjet porsi llambadhë e ndezur dëshira për Mbretërinë e Perëndisë, të jesh i sigurtë se së shpejti do të bëhesh trashëgimtar i saj”.