“Mos mendoni se unë kam ardhur të shfuqizoj ligjin a profetët; nuk kam ardhur të shfuqizoj, por të plotësoj”.
“Sepse me të vërtetë po ju them se deri sa të jenë qielli dhe toka, qoftë edhe një iota apo një pikë, nuk do të hiqet nga ligji, përderisa gjithçka të jetë përmbushur.”
“Ai pra që do të shkelë një nga këto porosi shumë të vogla dhe ashtu do t’i mësojë njerëzit, do të quhet shumë i vogël në mbretërinë e qiejve; por ai që do t’i vërë në jetë dhe do t’ua mësojë të tjerëve, do të quhet i madh në mbretërinë e qiejve.”
“Sepse unë po ju them juve që në qoftë se drejtësia juaj nuk e kalon atë të shkruesve e të Farisejve, ju nuk do të hyni në mbretërinë e qiejve.”
Matth. 5: 17-20