Besimi orthodhoks u soll në Japoni nga Rusia në vitin 1861 nga isapostulli shën Nikolla (Kaçatkin). Kur fjeti shën Nikolla, në vitin 1912, Kisha Orthodhokse në Japoni numëronte mbi 40.000 besimtarë. Por, megjithë përpjekjet e mëdha të shën Nikollës, Mitropolitit Sherzh, Kisha Orthodhokse japoneze menjëherë pas revolucionit socialist të tetorit 1917 në Rusi, filloi të vyshket. Sot numri i besimtarëve orthodhoksë në Japoni është rreth 8.000.
Të krishterët orthodhoksë të Japonisë janë të shpërndarë në të katër ishujt e mëdhenj të vendit. Me ndërtimin e Kishës së Pendikostisë në Tokushima të ishullit Shikoku në vitin 1981, në të katër këto ishuj tani ka Kishë Orthodhokse.
Gjatë muajit prill të këtij viti komunitetin orthodhoks të Japonisë e vizitoi Tërëshenjtëria e tij e Hyjshme Patriku Ekumenik Varthollomeu.
Në foto: Kisha Orthodhokse e Pentikostisë në Tokushima të Shikokut Japoni