Këshilli i Lartë Konstitucional i Greqisë vendosi kohët e fundit në favor të Mitropolisë së Selanikut, në konfliktin midis kësaj të fundit dhe Ministrisë greke të kulturës.
Zëvendësministri grek i kulturës kishte nxjerrë një vendim me anë të të cilit kërkonte kufizimin e përdorimit nga besimtarë të kishës së “Shën Gjergjit” në Rotonda, kishë kjo me vlera shumë të mëdha kulturore.
Ky vendim ndeshi që në fillim kundërshtimin e fuqishëm dhe masiv të besimtarëve të Selanikut, të cilët iu drejtuan Këshillit të Lartë Konstitucional, i cili e pezulloi vendimin e Ministrisë së Kulturës.