Me një ajazmë të kryer më 28 gusht nga At Justini, At Martini dhe At Kristo, u përurua në Tiranë një aktivitet ekonomik në ndihmë të Kishës – dyqani i pjekjes së kafesë, i cili ka edhe një ndarje për shitjen e objekteve të jetës kishtare.
Ky aktivitet u realizua nga Lidhja e Grave Orthodhokse të Tiranës mbi bazën e një financimi nga Këshilli Botëror i Kishave, me qëllim nxjerrjen e të ardhurave në dobi të aktiviteteve të Kishës, si për përkujdesjen ditore të fëmijëve etj.
Dyqani do të shesë kafe të pjekur dhe të bluar me pakicë e shumicë, ndërsa në një ndarje të tij do të mund të blihen objekte të jetës kishtare, si thimjamë e karbon, kandilë, kryqe e ikona, kurora e kufeta për ceremoni martese, libra fetare e gazeta “Ngjallja” etj.
Korresp. i “Ngjalljes”
Shënim: Dyqani ndodhet mbas kryqëzimit të “21 Dhjetorit”, pallati i parë pas Postës.