Një murg fillestar vajti i mërzitur te Oshënar Pimena.
– Rashë në faj të madh, Ava, iu rrëfye, dhe më duhen të paktën tre vjet të pendohem.
– Janë shumë, i tha oshënari.
– Po atëherë, a mjaftojnë tre muaj.
– Edhe kaq është shumë, iu përgjigj Oshënari. Unë të them se, nëse do të pendohesh sinqerisht dhe do të marrësh vendim të qëndrueshëm, që të mos përsërisësh më kurrë të njëjtin gabim, në tre ditë mirësia e Perëndisë të pranon.