EmailFacebookKontakt

Dashuria e krishterë

Një ditë dimri shumë të ftohtë, Ava Nidheroi, veshi mbi rrobën e tij të zakonshme edhe një pallto të trashë për të shkuar në Kishë. Një eremit tjetër që e takoi në rrugë, e pyeti për ta ngacmuar:

– Nëse tani vjen një i varfër, Avva, dhe të kërkon një rrobë cilën prej të dyjave do t’i japësh?

– Më të ngrohtën, iu përgjigj Jerondi.

– Po nëse më tej të takon edhe një i dytë dhe të lyp?

– Do t’i jap me kënaqësi edhe tjetrën dhe do të kthehem prapë në qelinë time deri sa të dërgojë Zoti im të më mbulojë, tha Jerondi i shenjtë plot besim te Perëndia.

Marrë nga libri “Jerondikon”