EmailFacebookKontakt

Zerote e përulësisë

Një grua e varfër lypi ndihmë nga një i pasur, të cilit iu dhimbs dhe i firmosi çek për 50 monedha floriri. Kur ajo vajti për t’i marrë, duke pritur një shumë të vogël, arkëtari e siguroi se i takonin 50 monedha floriri. Gruaja e varfër, e tronditur, u kthye te bamirësi i saj dhe duke i kthyer çekun i tha:

– Zotni, keni bërë një zero gabim.

Ai duke kuptuar tronditjen e saj e simpatizoi edhe më tepër dhe i tha:

– Po ke të drejtë. Kam bërë një zero gabim. Dhe shkroi në çek edhe një tjetër zero duke e bërë shumën nga 50 në 500 monedha floriri.

Sa më shumë që i shmanget dikush nderimit që i bën Perëndia, aq më shumë lavdërohet.