“Ju jeni kripa e tokës; por, në qoftë se kripa prishet, me çfarë do të kripet? Ajo nuk vlen më për asgjë, veçse për t’u hedhur poshtë dhe të shkelet nga njerëzit”.
“Ju jeni drita e botës; një qytet i vendosur mbi mal nuk mund të mbetet i fshehtë; dhe as nuk mund të ndizet një kandil për ta vënë nën shinik, por vihet mbi kandilmbajtëse dhe ai bën dritë për të gjithë ata që janë në shtëpi”.
“Kështu ndriçoftë drita juaj përpara njerëzve, që të shohin veprat tuaja të mira, dhe të lavdërojnë Atin tuaj që është në qiejt”.
(Matth. 5, 13-16)