Pas disa muaj “qetësie”, si me një komandë të fshehtë dhe të njejtë, nga faqet e disa gazetave po vërehen sulme të njëpasnjëshme kundër Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë. Në krye qëndrojnë e përhershmja antiorthodhokse “Republika”, “Rilindja”, “Zëri i Amerikës” dhe së fundi edhe “Dita informacion”.
E veçanta e këtyre sulmeve është se nuk fshihen më pas “argumentit” racist të kombësisë së Kryepiskopit. Tashmë në shënjestër është vënë vetë Kisha, vetë besimi ynë Orthodhoks, Martirët e Shenjtë. Fyhen ritet tona, shahen me fjalë rrugësh Shenjtorët, na mësohet se si duhet t’i kemi Shkrimet e Shenjta (Ç’farë reagimesh do të kishte sikur këto sugjerime “gjuhësore” t’ia bënin Komuniteteve të tjera fetare?).
Përballë kësaj situate duhet të vëmë qetësinë e lutjet tona, sepse përgjigjja më e mirë është të forcohemi në besimin tonë të mrekullueshëm Orthodhoks.
Korresp. i “Ngjalljes”