EmailFacebookKontakt

Asambleja e 15-të e “Syndesmos”

Asambleja e 15-të e Përgjithshme e Organizatës Botërore të Rinisë Orthodhokse, “Syndesmos”, do t’i zhvillojë punimet me temë: “Le të Ndriçojë Drita Jote Mbarë Popujt” nga 20 deri në 28 shtator të vitit në vazhdim, në Manastirin e Shenjtë Kykut në Qipro.

Mikpritëse e aktivitetit do të jetë Kryepiskopata e Shenjtë e Kishës Orthodhokse të Qipros.

Asambleja e Përgjithshme është organi autoritativ i “Syndesmos” dhe mblidhet normalisht çdo tre vjet. Funksioni i saj është të konsiderojë dhe vlerësojë aktivitetet e zhvilluara, të përcaktojë orientimin e ardhshëm dhe të zgjedhë, gjithashtu, edhe drejtuesit e organizatës për periudhën e re, deri në mbledhjen e Asamblesë tjetër, me qëllim që të avancojë misionin e “Syndesmos” në shërbim të Kishës Orthodhokse.

Në punimet e Asamblesë së 15-të do të marrin pjesë 230 të rinj nga lëvizje orthodhokse rinore dhe shkolla teologjike nga 32 vendeve të ndryshme të botës.