EmailFacebookKontakt

Lavdërime

Ç’është kjo çudi dhe kjo habi! Në Mal Tabor Zoti Krisht, mori tre prej Dishepujve, ata më të zgjedhurit, dhe u shfaqi lavdinë e tij; si Bir i Atit, ndriti si dielli, dhe u çuditën, ranë përmbys mbi dhe; thirrën me zë të madh: Ti je Zot dhe Perëndi o Iisu Krisht, drita e përjetshme, që kurrë s’perëndon.

Ç’është kjo çudi dhe kjo habi! Profet i Madh Moisi, që nga mali Sina i dha, Porosirat e mëdha, Izraelit për gjithënjë; dhe Shën Ilia, shkaba që fluturoi, me qerre zjarri, lart midis flakëve; erdhën në malin Tabor, që të flasin tok me ty se tani shkon, në Jerusalem të vdesësh, o Krisht për njerëzit.

Ç’është kjo çudi dhe kjo habi! Një re e ndritshme ra, përmbi ty dhe të rrethoi, me Profetin Shën Ilia, dhe Profetin Shën Moisi; dhe u dëgjua, zëri nga qielli, që të leçiti, Bir më të dashurin; ejani dëgjojeni, se ky është Iisu Krishti Shpëtimtar, që ka zbritur përmbi dhe, për hir të njerëzve.

(Nga shërbesa e Metamorfozës së Shenjtë të Zotit tonë Iisu Krisht)