EmailFacebookKontakt

Po ai është Ava Moisiu!

Qeveritari shpresëtar i Aleksandrisë kishte dëgjuar famën e mirë të Ava Moisi Etiopianit. Dhe një ditë u ngjit në sketë për ta njohur nga afër. Por Avai, pasi e mësoi këtë gjë, iku fshehurazi nga kasollja e tij dhe mori rrugën për në kënetë. Rrugës u ndesh me qeveritarin dhe eskortën e tij, që rastisi të kalonte nga ajo anë. Të huajt, që nuk e njihnin, e ndaluan dhe i kërkuan t’u tregonte kasollen e Ava Moisiut.

– Çfarë kërkoni prej tij? – pyeti me nevri Jerondi. – Ai është njeri i marrë.

Qeveritari u hidhërua për mundimin që i shkoi dëm. Ndaj, kur arriti në Kishë, u tha klerikëve:

– Në qytet thonë kaq fjalë të mira për Ava Moisiun, prandaj mora rrugën për ta takuar. Por pak më parë takova një kallogjer dhe mësova prej fjalëve të tij se është fjala për njeri të marrë.

– Çfarë njeriu ishte ai që guxoi të flasë kështu për shenjtin? – pyetën klerikët të revoltuar.

– Një kallogjer i zeshkët, i gjatë, me rroba të rreckosura.

Klerikët qeshën me gjithë zemër.

– Po ai është Ava Moisiu! – i thanë.

Qeveritari u mrekullua nga përulësia e Jerondit dhe u kthye në qytet duke përfituar shumë.