Qipro
Lipsani i Shën Spiridhonit
Me nderime të jashtëzakonshme u prit në Qipro lipsani i shenjtë i dorës së djathtë të shën Spiridhonit, i cili ka qenë qipriot. Në aeroportin e Larnakës lipsani u prit nga besimtarë të shumtë, nga gjithë hierarkët të prirë nga Kryepiskopi i Qipros z. Krisostomos, nga presidenti i Republikës së Qipros z. Kliridis dhe shumë deputetë.