Dhurata dhe flijimet për Perëndinë ekzistojnë në gjininë njerëzore që nga kohët më të vjetra. Kështu, Kaini i bën “flijim Perëndisë nga prodhimet tokësore”, kurse Aveli, vëllai i tij, nga “e para grigjë e vetja” (Gjeneza 4, 3-4).
Flijimi i parë që përmendet në Dhiatën e Vjetër është flijimi që bëri Patriku Jakov. Ai bëri një “flijim” në mal dhe ftoi vëllezërit për darkë (Gjeneza – 31, 54). Dhënia e dhuratave Perëndisë, bekimi i frutave të para tokësore dhe flijimeve me gjak (qengj, viç, pëllumba etj.) ishte nevojë e njeriut dhe porosi e Perëndisë.
Dhurata dhe flijimet qenë shenjë e pendimit të njeriut për mëkatet dhe e mirënjohjes së tij ndaj Perëndisë për gjithë të mirat prej Tij, mëshirim i Tij dhe rruga e pastrimit nga papastërtitë shpirtërore dhe trupore. Flijimet janë dhurata për pastrimin dhe mëkatin, për krimin, flijime me djegie të plotë dhe flijime falenderime (bukë, miell etj.) Flijimi më i rëndësishëm për popullin e zgjedhur të Perëndisë ka qenë Qengji i Pashkës. Ai është therrur dhe dhuruar në kujtim të shpëtimit të popullit të Izraelit nga sklllavëria egjiptiane. Priftërinjë e dhe prifti i parë sollën në fillim dhurata e kurbane për mëkatet e tyre e pastaj për mëkatet e Popullit (“Letra Hebrejve” – 7, 27).
Por, doli se të gjitha këto flijime ishin të pafuqishme, që me të vërtetë ta shpëtonin dhe pastronin njeriun nga mëkatet. Ashtu si edhe tërë Dhiata e Vjetër edhe ato kanë shërbyer si “shëmbëilltyrë dhe hije të realitetit qiellor” (“Letra Hebrejve” – 8,15). Të gjitha, në fakt, kanë qenë vetëm përgatitje për flijimin e Krishtit në kryq. Ai flijoi veten një herë e përgjithmonë, që me therorinë e vet të asgjësonte mëkatin (“Letra Hebrejve” – 9,25, 26,28).
Kështu, në sajë të flijimit të Tij, të gjitha flijimet e tjera u përmbushën dhe u ndërprenë, duke fituar kuptimin përfundimtar tek Krishti, që therorizoi vehten “për jetën e njerëzimit”. Me vetëflijimin e tij Ai u bë Qengj i përjetshëm i Perëndisë, që merr mbi vete mëkatet e botës.
Ashtu si të gjitha ndihmat dhe dhuratat morën një kuptim të vërtetë me Darkën Mistike, kur Ai solli bukën dhe verën, duke i shndërruar në flijime pa gjak të gjitha dhuratat dhe flijimet dhe duke vendosur Kungimin Misterioz të Shenjtë.