EmailFacebookKontakt

Dëshmori i madh Shën Pandelejmoni

Dëshmori i madh Shën Pandelejmoni
(27 korrik)

Ka jetuar në kohën e perandorit Diokleclian. Ishte me origjinë nga Nikomedia e Azisë së Vogël. Të atin e quanin Eustargj dhe të ëmën, e cila ishte një e krishterë shpresëtare, e quanin Euvula. E ëma i vdiq shpejt. Po Perëndia e bëri të denjë Pandelejmonin të katikiset në besimin e krishterë nga një meshtar i shquar i Kishës, nga prifti Ermolai. Në atë kohë Pandelejmoni sapo kish mbaruar studimet në mjekësi pranë mjekut të dëgjuar të kohës Eufrosi. Profesionin e mjekësisë e përdori veçanërisht për të sëmurët e vobektë, duke vizituar kasollet e tyre, duke i ndihmuar jo vetëm nga ana mjekësore, por edhe materiale. Në çdo shtëpi që hynte leçitte Ungjillin dhe kthente në krishtërim shumë shpirtëra njerëzish. Qe i dhëmshur në kulm për të gjithë ata që vuanin. Prandaj, Perëndia e pajisi me dhuratën e hirit që të shëronte të sëmurë me anën e lutjes. Dhe shëroi shumë të sëmurë me këtë mënyrë, ndër të cilët qe dhe një i verbër. Duke u informuar për këtë Diokliciani, dha urdhër të arrestohesh edhe i verbëri, edhe shenjti. Të verbërin e ekzekutoi se pohoi Krishtin dhe Shën Pandelejmonin e dha ta torturonin, me shpresë se do të kthehej në paganizëm. Më në fund e ekzekutoi edhe këtë, duke i prerë kryet.

Dëshmori i madh Shën Pandelejmoni i përket asaj kategorie njerëzisht për të cilët Krishti tha: “Lum të mëshirshmit, që ndjejnë dhembshuri për vuajtjet e të afërmit, sepse ata do të gëzojnë mëshirë nga Perëndia ditën e gjyqit hyjnor”.

Bashkë me shenjtorët mjekë anargjentë Kozma, Damian, Kir, Joan e të tjerë edhe Shën Pandelejmoni konsiderohet mbrojtës i mjekësisë dhe tip shembullor i mjekut të krishterë.

Për atë ishte një qënie e krijuar prej Zotit “sipas ikonës e shëmbëlltyrës së Tij”, një qenie e përbërë prej shpirtit dhe trupit dhe se kështu e ka studiuar dhe trajtuar. Le ta kenë si shembull dhe mjekët tanë të sotshëm.

Dh.B.