Kryepiskopi i Tiranës dhe i gjithë Shqipërisë, Anastasi do të jetë ligjëruesi qendror në Konferencën Ndërkombëtare për Ierapostolinë dhe Evangjelizmin (International Conference on Mission and Evangelism) – njofton në dy numrat e tij të fundit Buletini i agjencisë ENI (Ecumenical News International). Po sipas kësaj agjensie, Konferenca do të zhvillohet në muajin gusht në mjediset e Kolegjit dhe Shkollës Teologjike Orthodhokse të Kryqit të Nderuar në Brookline, Massachusetts, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi i Tiranës dhe gjithë Shqipërisë, ka qenë për shumë vjet president i Komisionit për Ierapostolinë dhe Evangjelizmin të Këshillit Botëror të Kishave.