EmailFacebookKontakt

Asistencë për refugjatët e Çeçenisë

Fondi i Ndihmës Ndërkombëtare Orthodhokse që është një shërbim i përbashkët i Kishave të ndryshme orthodhokse të Amerikës së Veriut, ka organizuar një program asistencë për refugjatët e Çeçenisë.

Falë edhe mbështetjes së Këshillit Botëror të Kishave dhe në kooperim me Kishën Ruse dhe organizata të tjera lokale, mendohet të asistohen 30 mijë refugjatë në Ingushi e Oset, dy rajone kufitare të Çeçenisë, për të cilët do dërgohen ilaçe dhe prodhime higjienike, ndërsa produktet ushqimore do të blihen në vend.

Në progaram parashikohen edhe fonde për edukimin dhe ngritjen e shkollave për fëmijët e të shpërngulurve.