O Zot, kush do të rrijë në tendën tënde, apo kush do të rrijë në tendën e malit tënd të shenjtë?
Ai ecën i panjollë dhe bën drejtësi dhe thotë të vërtetën siç e ka në zemër të tij;
Që nuk shpif me gjuhën e vet, as nuk i bën keq fqinjit të tij, as fyerje nuk bën ndaj të afërmit të vet.
Para tij zhduket çdo i lig, dhe lavdëron ata që kanë frikë Zotin.
Ai që i betohet të afërmit të vet, nuk e shkel; argjendin e tij s’e dha me kamatë, as nuk mori dhurata nga të pafajshmit.
Ai që i bën këto nuk do të tundet në jetë të jetës.