Në mjaft kisha është vërejtur se mblidhen një numër i madh shitësish privatë, që tregtojnë qirinj, lambadha, të thjeshta e të zbukuruara, të bëra vetë dhe të importit. Dhe, mjaft besimtarë i blejnë tek ata në vend që t’i blejnë në kishë.
Kjo është e gabuar, sepse ndezja e një qiriu nuk është vetëm një akt lutjeje, por edhe kontribut financiar për ruajtjen e forcimin e Kishës sonë. Ndaj të gjithë duhet të ndërgjegjësohen, lirisht, se blerja e qirinjve në kishë nuk është problem fitimi, por ndihma e mbështetje për të ardhmen e të tashmen e saj.