EmailFacebookKontakt

Zbritja e Shpirtit të Shenjtë

Dhe kur erdhi dita e Pesëdhjetores (Pentekostisë) u gjendën të mbledhur të gjithë së bashku në po atë vend. Dhe nga qielli erdhi papritur një oshëtimë, si e një ere të vrullshme që fryn, dhe mbushi gjithë shtëpinë ku po rrinin. Dhe iu shfaqën atyre gjuhë si prej zjarri që ndaheshin, e qëndronin çdonjëra mbi secilin prej tyre. Dhe ata u mbushën të gjithë me Shpirt të Shenjtë e filluan të flitnin në gjuhë të tjera, ashtu si Shpirti ua jepte atyre të flitnin.

Dhe ndodheshin atëherë në Jerusalem Judej, burra të devotshëm nga çdo komb që është nën qiell. Dhe kur erdhi ky gjëmim, turma u mblodh e u shtang, past secili i dëgjonte të flitnin gjuhën e vet. Të gjithë u mahnitën e mbetën pa mend, duke i thënë njëri-tjetrit: Ja, këta që flasin a nuk janë, vallë, të gjithë Galileas? Dhe si është e mundur që e dëgjojmë secilin të flasë gjuhën tonë të lindjes? Ne, Partë, Medas, Elamitas, banorë të Mesopotamisë, të Judesë e të Kapadohisë, të Pontit e të Azisë, të Frigjisë e të Pamfilisë, të Egjiptit e të pjesëve të Libisë Qirinease, dhe Romakë të ardhur, Judej e prozelitë Kretas e Arabë, i dëgjojmë të flasin në gjuhët tona për veprat e mëdha të Perëndisë. Dhe të gjithë çuditeshin dhe ishin ndërdyshas duke i thënë njëri-tjetrit: Ç’do të jetë kjo? …

Dhe ata…i thanë Petrit e apostujve të tjerë: Burra vëllezër, ç’të bëjmë?

Dhe Petri u tha atyre: Pendohuni, dhe secili nga ju të pagëzohet në emrin e Hsu Krishtit, për ndjesën e mëkateve; dhe do të merrni dhuratën e Shpirtit të Shenjtë. Se për ju është premtimi, dhe për bijtë tuaj, dhe për të gjithë ata që janë larg, sa nga ata do të thërrasë Zoti Perëndia ynë. Dhe me shum fjalë të tjera, u lutej e i nxisi duke thënë: Shpëtoni nga ky brez i zvetënuar.

Ata, pra, që pranuan me kënaqësi fjalën e tij, u pagëzuan; dhe atë ditë iu shtuan atyre rreth tre mijë shpirtra.

(Veprat e Apostujve, Kreu 2:1- 41)