Më 7 janar të vitit në vazhdim, Fortlumturia e tij Anastas themeloi në Drenovën e mbuluar me dëborë Kishën “Fjetja e Hyjlindëses” (foto e parë). Mes gëzimit të festës dhe urimeve të asaj dite Kryepiskopi u shprehu besimtarëve të shumtë dëshirën për t’u kthyer përsëri në fshatin e tyre për përurimin sa më shpejt të Kishës së re. Shkalla e avancimit të ndërtimeve dhe ritmi i vazhdimit të tyre tregon se kjo ditë nuk do të jetë e largët (foto e dytë). Për gëzim të gjithë besimtarëve Kisha e tyre lartësohet përditë dhe së bashku me të forcohet besimi te Perëndia dhe mirënjohja për Kryepiskopin Anastas.