Me madhështi të veçantë u festua këtë vit Ngjallja e Krishtit në Jerusalem. Shërbesa u krye nga Patriku i Jerusalemit Diodor, në Kishën që mban emrin “Ngjallja e Krishtit” dhe që ngrihet në vendin ku u varros dhe u ngjall së vdekurësh Zoti ynë Iisu Krisht.
Festimi këtë vit u shënua nga pjesëmarrja më e madhe në dekada e besimtarëve të Krishterë Orthodhoksë, që kishin ardhur për të vizituar Varrin e Tërëshenjtë, vendin e varrimit dhe Ngjalljes së Zotit tonë Iisu Krisht.
Vlerësohet të ketë qënë mbi 30 mijë vetë numri i lutësve, turistëve dhe i të krishterëve arabë vendas, të mbledhur në pritje të Flakës së Shenjtë, që del nga Varri i Tërëshenjtë i Zotit tonë Iisu Krisht, në kohën kur në Shërbesën e Ngjalljes thuhet “Ejani, merrni dritë nga drita që nuk perëndon” dhe ndez vetiu llambadhën që mban në dorë Patriku i Jerusalemit.
Shumë prej tyre ndodheshin brenda në Kishë që të Premten e Madhe dhe të Shenjtë, në pritje të këtij momenti të mrekullueshëm.