EmailFacebookKontakt

Dëshmi intolerance

Durrës
Rrëzohet kryqi i katedrales së re të Ngjalljes

Për të katërtën herë radhazi, në qytetin e Durrësit gjendet i rrëzuar kryqi i vendosur në vendin ku do të ngrihet katedralja e re e qytetit, me emrin e “Ngjalljes së Zotit tonë Iisu Krisht”.

Fakti se kryqi peshon disa kv, dëshmon se këto veprime s’mund të jenë rastësi, por akte të mirëfillta intolerance vandaliste.

Tiranë
Grisen afishet me urimin e Pashkës

Në prag të festimit të Pashkës 1995, në rrugët e kryeqytetit u ngjitën afishet me ikonën e Zotit tonë Iisu Krisht, me urimet tradicionale të Pashkës. Por, shumë shpejt, gati të gjitha ato u grisën nga duar të panjohura. Se këto veprime s’mund të ishin të rastësishme, por intolerancë e papranueshme për traditat e bashkëkzistencës paqësore fetare të vendit tonë, e dëshmon fakti se ato u grisën edhe atje ku ishin vendosur në lartësi të tillë, sa që duhej një sforcim i veçantë për t’i arritur. Apo edhe se afishe sektesh e shoqatash të tjera fetare, që gjendeshin pranë tyre, të vendosura prej javësh e muajsh, nuk u prekën.

Sarandë
Një telegram shqetësues nga Lukova

Hirësisë së Tij, Kryepiskopit të Shqipërisë Anastas Janullatos, Tiranë.

Në fshatin tonë ngritëm kishën e shën Trifonit nga Lukova, por forca të caktuara të errëta fillimisht hodhën në erë me dinamit një ikonë që vendosëm aty, ndërsa tani godinës së re i vodhën dritaret dhe derën, i prishën tavanin dhe i vodhën një pjesë të tjegullave.

Kemi vënë në dijeni dhe postën e policisë, por nuk na ndihmon askush. Kërkojmë ndihmën tuaj të ndërhyni në organet e larta të shtetit tonë.

Këshilli kishtar Lukovë