EmailFacebookKontakt

Shkodër: Me besim e shpresë

Mbas një periudhe pa liturgji fetare, për mungesë vendi, në orët e vona të Natës së Madhe të Pashkës, besimtarët orthodhoksë iu drejtuan “Shtëpisë së pionierit”, ku do të kremtohej dita e madhe e Ngjalljes. Edhe në këto kushte salla ishte mbushur me besimtarë. Një pjesë, me qirinj të ndezur në duar, qëndronin në hyrje të saj. Mesha u kremtua nga At Joan Pelushi e dhiakon Aleksandër Petani. Kori i vogël i Kishës Orthodhokse, ardhur nga Tirana, i jepte solemnitet çastit. Lutjet ndaj Zotit, urimet midis njerëzve, ishin të shumta. Ata gëzonin e besonin në Ngjalljen e Zotit, ndaj të gjithë uruan: “Krishti u Ngjall – Vërtet u ngjall!”

Mbas ceremonisë, besimtarët orthodhoksë u larguan, me shpresën për të ardhmen e besimin e madh tek Zoti, se së shpejti do të kremtojnë në Kishën e tyre.

Luiza Vujoshi

[Në foto: Moment nga Shërbesa e Ngjalljes në qytetin e Ersekës.]