Egjipt
Vështirësi për Kishën Kopte
Kisha Kopte, e cila numëron sot në Egjipt më shumë se 8 milion besimtarë, e sheh fillesën e saj te Apostull Marku, që, sipas traditës, predikoi Ungjillin në Aleksandri. Në krye të saj ndodhet, që nga viti 1971, Patriku Shenuda III, një simbol i rezistencës ndaj presioneve të integralistëve dhe nganjëherë edhe ndaj sulmeve të armatosura, që kanë pasur si viktima të krishterët koptë. I internuar nga presidenti Sadat më 1981, ai u lirua nga presidenti Mubarak më 1985. Nën shtytjen e tij të fuqishme, në botën kopte ka ndodhur një rinovim i vërtetë fetar, që ka si shenja kryesore manastiret e Egjiptit, ku dallohet bërja murgj e shumë të rinjve të diplomuar; krijimi i seminareve dhe qendrave të studimit, hapja e famullive në vendet e huaja, ku ka shumë koptë të larguar nga persekutimi (72 famulli në Amerikën e Veriut, 38 në Evropë dhe 21 në Australi). Kopti më i njohur është Sekretari aktual i OKB-së Bhutros Bhutros Gali.