EmailFacebookKontakt

Jetë e gjallë në Shën Serzhi

Francë

Jetë e gjallë në Shën Serzhi

Instituti teologjik i Parisit, Shën Serzhi, i cili feston këtë vit 70-vjetorin e formimit, ka një jetë aktive në formimin shpirtëror e kulturor të studentëve që e frekuentojnë dhe për gjithë komunitetin orthodhoks të Francës. Sot ai ka 35 studentë të rregullt, nga të cilët 10 janë duke përgatitur doktoratën. Ndërsa formimi teologjik me korrespondencë propozon një cikël të plotë studimesh, të ndarë në tri shkallë, ku janë të regjistruar rreth 250 vetë. Gjithashtu, ekziston një grup reflektimi për jetën profesionale dhe angazhimin fetar, i krijuar në 1993, që mblidhet me intervale të rregullta. Edhe 17 pedagogët e tij kanë një aktivitet të dendur dhe në përgjithësi instituti ka lidhje shumë të ngushta me komunitetet orthodhokse lokale në të gjithë Francën.

Tashmë synohet që për Institutin të sigurohet një ndërtesë e re dhe të fillojë botimi i një reviste teologjike.