EmailFacebookKontakt

Restaurohet Varri i Tërëshenjtë

Jerusalem

Restaurohet Varri i Tërëshenjtë

Tri komunitete të mëdha të krishtera të Jerusalemit kanë aprovuar projektet për dekorimin e kubesë së kishës së Varrit të Tërëshenjtë. Marrëveshja, u firmos më 23 shkurt 1995, nga udhëheqësit e kishave orthodhokse, armene dhe katolike. Eshtë e para herë, gjatë 143 vjetësh, që të tre udhëheqësit e krishterë kanë rënë dakord për një aktivitet të përbashkët kaq të rëndësishëm. Punimet do të kushtojnë rreth 750 mijë dollarë dhe parashikohet që të fillojnë brenda prillit 1995.

Kisha e Varrit të Tërëshenjtë është ndërtuar nga Perandori Konstandin në vitin 333 dhe nderohet si vendi i Varrimit dhe i Ngjalljes së Krishtit. Projekti i ri i kubesë, e cila iu shtua katedrales në shekullin e katërt, paraqet 12 rreze të arta në një sfond të bardhë, përfaqësuese të 12 apostujve.

Marrë nga SOP-i