I vetmi shenjtor orthodhoks që lindi brenda territorit të Polonisë së sotme. Ai lindi më 20 Mars 1684, në një familje bujqish, që jetonin me frikë Perëndie. Në moshën 6 vjeç e rrëmbyen në Bjelostok, e torturuan dhe e kryqëzuan ditën e Pashkës. Madje, e shpuan edhe me shigjetë në shumë vende, që të derdhej gjaku i tij (10.4.1690). Pastaj trupin e tij të vogël prej martiri e hodhën në arat me drithëra të dendura, ku u zbulua prej prindërve të tij pas shumë ditësh: kishin parë një tufë shpendësh që fluturonin mbi të dhe e mbronin, duke mos lejuar bishat që t’i afroheshin. Krimin sakrilegj sipas traditës e kishin kryer hebrejtë fanatikë, për arsye rituale.
Lipsanin e shenjtë të Gavrilit e varrosën në një manastir. Por, pas 30 vjetësh trupi i tij u gjet i paprishur dhe e vendosën brenda në kishë. Më 9 maj festohet transferimi i tij në Manastirin e zonës së Minskut në Bjellorusi (9.5.1755). Përfundimisht, më 1992, me veprimtari mbarëpopullore u transferua nga qyteti rus Grodno në Bjelostok.
Kujtimi i tij kremtohet më 20 prill.
At Ju.