EmailFacebookKontakt

Shën Andipa

Jetoi në fund të shekullit të parë pas Krishtit, pak para se të shkruhej Apokalipsi dhe ka shumë mundësi të jetë martiri i parë në Azinë e Vogël.

Andipa ishte episkop në kushte shumë të vështira, në Pergam qytet i madh dhe i famshëm përballë Mitilinit, “froni i Satanait” (Apokalipsi 2.13) për arsye të idhujve të famshëm dhe të tempujve të tyre. Midis të tjerash kishte tempull të Asklepit, ku mblidheshin masa të mëdha të sëmurësh nga i gjithë vendi.

Kishte, gjithashtu edhe altarin kolosal të Zeusit. Pra, Satanai, që përmend vargu i mësipërm i Apokalipsit, ndoshta nënkupton “atin” e Perëndive, Zeusin, përderisa “të gjithë Perënditë e paganëve demonë” ishin (Psalmi 95 – 5).

Kështu, pra, është e qartë se me nxitjen dhe udhëheqjen demonike, hieromartiri Andipa u arrestua në moshë shumë të shkuar, por ai qëndroi i palëkundur dhe nuk e nxori Krishtin nga qenia e tij. Atëhere e ekzekutuan brenda një kau prej bronzi, të skuqur në zjarr.

Sipas Sinaksarit, në lutjen lavdëruese që bëri para martirizmit, iu lut Perëndisë që të çlirojë nga sëmundjet dhe veçanërisht nga dhimbjet e dhëmbëve ata që e nderojnë.

Kishte privilegjin që shenjtëria e tij të sigurohej nga vetë Zoti: “Andipa martiri im besimtar” (Zbul. 2:13). Andipa, (që është shkurtim i emrit Antipatër), do të thotë në vend të Atit, si Ati. Kujtimi i tij kremtohet më 11 prill.

“Lufton kundër dëmit, o martir i mirë Andipa, i cili nuk do të të gjuajë me brirë por me zjarr do të të djegë.”

At Ju.