Pas këtyre, Josifi nga Arimathea që ishte nxënës i Jisuit, por i fshehur nga frika e Judejve, iu lut Pilatit që të merrte trupin e Jisuit; dhe Pilati e lejoi. Ai pra, erdhi e mori trupin e Jisuit. Erdhi dhe Nikodhimi, që më parë kishte ardhur tek Jisui natën, dhe solli një përzierje smirne dhe aloi, prej rreth njëqind livrash. Ata pra, morën trupin e Jisuit dhe e mbështollën në pëlhura me aroma, siç ishte zakoni i varrimit tek Judejtë.
Dhe në vendin ku qe kryqëzuar ai, ndodhej një kopsht; dhe në atë kopsht një varr i ri, në të cilin ende nuk ishte vënë askush. Aty pra, e vunë Jisuin, për shkak të së Premtes së Judejve, se varri ishte afër. (Joani 19: 38-42)