EmailFacebookKontakt

Vdekja e Jisuit

Dhe ishte rreth orës së gjashtë, e u bë errësirë në të gjithë vendin, deri në orën e nëntë, nga errësimi i diellit. Perdja e tempullit u gris në mes. Dhe Jisui, duke thirrur me zë të lartë, tha: O Atë, në duart e tua po e jap shpirtin tim. Dhe me të thënë këtë, dha shpirt. Dhe kryeqindëshi, kur e pa atë që ndodhi, lavdëroi Perëndinë, duke thënë: Me të vërtetë ky njeri paska qenë i drejtë. Dhe të gjithë njerëzit që ishin mbledhur në këtë shfaqje, duke parë ato që ndodhën, ktheheshin duke rrahur krahërorin e tyre. (Luk. 23: 44-48)