EmailFacebookKontakt

Gëzuar Pashkën!

Nr. 4 (31) PRILL 1995 Çmimi: 6 lekë

“Ju po kërkoni Jisu Nazaretasin që u kryqëzua; ai u ngjall; nuk është këtu; ja vendi ku e kishin vënë.” (Mark. 16, 6)

Ditë e Ngjalljes sot na ndriti, ngazëllohuni pra, Pashka e Zotit Pashka, se ja prej vdekjes në gëzim, dhe prej dheut lart në qiell, na shpuri me këngë mundëse Zoti Krisht, Shpëtimtari i shpirtrave.

Dita e Ngjalljes! Le të ndriçohemi, o popuj. Pashka e Zotit, Pashka! Se nga vdekja në jetë dhe nga toka në qiell na çoi Krishti Perëndia ynë, duke kënduar këngë fitoreje.

Le t’i dalim përpara me lambadhe në dorë Krishtit që del prej varrit, si një dhëndëri, dhe le të kremtojmë me urdhërin kremtedashës Pashkën shpëtimtare të Perëndisë.

Pashkë e hirshme për ne u shfaq sot; Pashkë e re, e shenjtë; Pashkë mistike, Pashkë e gjithënderuar, Pashkë, Krishti shpërblyes, Pashkë e panjollshme, Pashkë e madhe, Pashkë e besimtarëve, Pashkë që na çeli dyert e Parajsës, Pashkë që shenjtëron gjithë besimtarët.

“Ku është o Ferr fitorja jote? Krishti u Ngjall dhe ti u mposhte!” (Shën Joan Gojarti)

GËZUAR PASHKËN!