Një mësuese e zgjuar pyeti njëherë nxënësit e vet, nëse mund të dallonin kur kishte mbaruar nata dhe kishte filluar dita:
“A mund të jetë, – pyeti një nxënës, – kur shikon një kafshë në largësi dhe dallon nëse është dele apo dhi?”
“Jo”, – iu përgjigj mësuesja.
“Mos është kur shikon një pemë në largësi dhe dallon nëse është fik apo pjeshkë” – pyeti një tjetër?
“Jo”, – u përgjigj mësuesja.
“Po, atëhere, kur është?” – pyetën nxënësit.
“Eshtë atëhere kur ju hidhni vështrimin në fytyrën e çdo burri ose çdo gruaje dhe shihni në të motrën ose vëllain tuaj, – u tha mësuesja. – Sepse, nëse ju s’mund ta shikoni këtë, atëhere është ende natë”.