EmailFacebookKontakt

200 vjet Orthodhoksi

Ierapostujt e parë orthodhoksë zbritën në Alaskë më 1794. Ishin 4 priftërinj, 2 dhiakonë dhe dy murgjër, që të gjithë nga Manastiri rus Valaam.

Vepra e tyre ierapostolike qe e mrekulluershme. Ngritja e kishave dhe shkollave, udhëtimet e gjata e mësimet fetare, adoptimi i gjuhës indigjene, janë vetëm disa nga parametrat e saj. Kjo vepër hodhi rrënjët e një Kishe të mirëfilltë lokale, e cila përqafoi, mbrojti e lartësoi qytetërimin vendas. Personaliteti dhe vepra e ierapostujve të Alaskës, si e të tetë të parëve ashtu dhe e atyre që i pasuan, me më të spikatur Shën Inocent Benjaminof, janë elemente të çmuara, si për përmbajtjen ashtu edhe për metodologjinë e Ierapostolisë Orthodhokse.

Në foto: Kisha e Shën Nikollas në Juneau të Alaskës, e ndërtuar nga vendasit në vitin 1894.