Një grup anglikan prej 700 vetësh midis të cilëve dhe 70 klerikë, ka bërë të njohur se do të pritet së afërmi në bashkësinë e kishave orthodhokse të Patrikanës së Antiokisë. Për të folur rreth kësaj janë zhvilluar takime me Fortlumturinë e Tij Patrikun e Antiokisë Ignati IV, gjatë vizitës së tij të paradisakohshme në Paris. Anglikanët do të autorizohen të përdorin në jetën e tyre liturgjikale një rit perëndimor të konfirmuar me teologjinë orthodhokse si ai që praktikohet nga disa enori të Patrikanës së Antiokisë në SHBA.
Marrë nga SOP-i