Dy fshatra në rrethin e Gjirokastrës do të kenë së shpejti kishat e tyre të ngritura rishtazi në më pak se një vit. Fjala është për kishën e Humelicës, ku punimet janë në fazën përfundimtare dhe për një muaj do të jetë gati për përurim, dhe për atë të fshatit Palokastër. Tek kjo e dyta lipset akoma ndërtimi i këmbanares dhe punimet e drurit.
Të dyja kishat janë përballuar në ndërtim nga shërbimi teknik i Kishës Autoqefale Orthodhokse dhe financimi kryesisht nga Kryepiskopi i Tiranës dhe i gjithë Shqipërisë, Fortlumturia e Tij Anastasi, por edhe nga ç’ka mundën të grumbullojnë vetë besimtarët.
Në një fazë të pas përfundimit total të punëve në këto dy kisha të shenjta pritet të filloj puna për kishën e madhe të fshatit Andon Poçi, në të njëjtën krahinë, gurin e bekuar të themelit të së cilës e ka vendosur vetë Kryepiskopi.