At Porfir Ajoriti
“Më të shumtët vijnë këtu dhe më thonë: “Askush nuk më do, jam i pavlefshëm, nuk më kuptojnë, nuk më duan”. Atëhere u shpjegoj se “të gjitha këto vijnë nga egoizmi. Kur të kthehesh drejt Perëndisë, nuk kërkon asgjë, nuk je i pakënaqur, je i kënaqur me të gjitha dhe me të gjithë. Atëhere i do të gjithë dhe të duan edhe ata. Dhe kjo varet nga ti, sepse u bashkove me Perëndinë”.
“Të mendosh mirë për tjetrin. Me lutjen tuaj, nëpërmjet Krishtit, ndikoni pozitivisht te tjetri. Të mos mendoni keq për tjetrin, sepse atëhere ndikoni tek ai keq”.
Theofili i Antiokisë
“Shiko atë anije që drejtohet për në liman. Nga larg nuk e dallon kapitenin e saj. Megjithatë, a mund të mohosh egzistencën e tij?… Merr pastaj një shegë dhe më thuaj: Kokrat që janë brenda, a mund të shohin shegën? Shegë që e mban i Larti në duart e tij, është e gjithë krijesa… Nga ana tjetër, përpiqu të vështrosh diellin. Do të të jetë pothuaj e pamundur. Pra, si mund të shikosh shkëlqimin e Perëndisë?
Veçse atëhere, si mund të shohë njeriu Perëndinë? Vetëm në këtë mënyrë: Duke parë veprat e Perëndisë. Nga bukuria dhe urtësia që egzistojnë brenda krijesës, do të dallosh të ecurit e Tij madhështor brenda saj.”